Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për tentativë shitjeje të armës së zjarrit kallashnikov dhe ka identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Pezë Helmës-Ndroq, u arrestua në flagrancë E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin, i cili lëvizte me automjet dhe dyshohet se po përgatiste shitjen e një arme zjarri tip kallashnikov me municion.

Nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i tij, F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, ndërsa policia po vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori appeared first on GIJOTINA.