U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Një automjet pasi nuk i ka ndaluar Policisë, në përpjekje për t’u larguar, është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.

gijotina.com/

The post U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! appeared first on GIJOTINA.