Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në një pallat në lagjen “Kodra e shtufit”. Flakët janë shfaqur në apartamentin e katit të parë ndërsa tymi dhe bloza kanë mbuluar pallatin duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në katet e tjera të pallatit. Si shkak i zjarrit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë punimet me saldim elektrik që po kryheshin në godinë.