Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshim mase

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Beqaj do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa mbi të rëndojnë pesë vepra penale, duke përfshirë korrupsionin pasiv, shkeljen e barazisë në tenderë dhe mashtrimin.

Kjo masë sigurie u caktua në korrik të vitit 2024 në kuadër të dosjes “SASPAC”, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me detyrën gjatë kohës që drejtonte këtë agjenci. Përveç këtij hetimi, ish-ministri po gjykohet në një proces të veçuar edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

The post Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshim mase appeared first on Lapsi.al.