Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO –

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO.

Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.

Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.