Blegtorët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë ‘Stop importit të qumështit’

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë mbledhur përpara Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026.

Disa nga pankartat e tyre mbajnë thirrje si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit”, “Bojkotoni firmat serbe” etj.

Aktualisht ky sektor po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Skema e bujqësisë pa subvencione për naftën! Fermerët: Financimi qesharak, po na falimentojnë! Karburanti e plehrat kimike, të papërballueshme
Thirrja e tyre është për kostot e ushqimit të bagëtive, karburantin, shpenzimet bazë dhe pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga shteti.

Gjithashtu ata rendisin informalitetin dhe TVSH-në e pabarabartë si faktorë që krijojnë vështirësi për fermerët shqiptarë.

The post Blegtorët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë ‘Stop importit të qumështit’ appeared first on Lapsi.al.