Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia.
Policia sqaron se rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës mjekësore. Paraprakisht dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj.
Gjithashtu po sot, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e quajtur “Kulla Fegaj”, shtetësja Dh. M, 78 vjeçe dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj. Ajo u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndërroi jetë.
Dyshohet se të dyja shtetaset vuanin nga probleme të shëndetit mendor.
The post Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia appeared first on GIJOTINA.