Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu deklaroi se pritshmëritë e demokratëve janë të fokusuara tek ndërtimi i një opozite fituese dhe jo te debatet e brendshme.
“Përjashtimet janë proces brenda PD dhe nuk e kam informacionin e atyre që marrin vendime, por kur përpiqesh të organizosh një Kuvend duhet të kesh kujdes të shtuar, sepse ajo që pritet me shpresë nga demokratë dhe jo vetëm se çfarë mund të ndodhë të bëhet opozita fitimtare, ta kërkosh e ta zhvendosësh vëmendjen në lajme të tilla. Nëse një individ merr pjesë në fushatën e një subjekti tjetër dmth që e ka zgjedhur vetë rrugën, por nuk duhet t’ jepet zë.
The post Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime appeared first on GIJOTINA.