Bien akuzat për ngacmim seksual ndaj Justin Baldoni

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në çështjen ligjore mes aktores Blake Lively dheregjisorit Justin Baldoni, pasi një gjykatës federal ka rrëzuar shumicën e akuzave të ngritura nga Lively.

Sipas dokumenteve gjyqësore, gjyqtari Lewis Liman ka hedhur poshtë 10 nga 13 pretendimet e paraqitura nga aktorja, përfshirë akuzat për ngacmim seksual, shpifje dhe komplot.

Megjithatë, tre prej pretendimeve do të vazhdojnë të shqyrtohen në gjykatë: shkelje kontrate, hakmarrje dhe bashkëpunim në veprime hakmarrëse.

Ekipi ligjor i Lively deklaroi se rrëzimi i akuzës për ngacmim seksual nuk lidhet me mungesë provash ndaj palës tjetër, por me një çështje teknike — gjykata vendosi se aktorja konsiderohet kontraktore e pavarur dhe jo e punësuar, çka ndikon në bazën ligjore të pretendimit.

“Ky rast ka qenë dhe mbetet i fokusuar në hakmarrjen shkatërruese dhe në përpjekjet ekstreme për të dëmtuar reputacionin e Blake Lively pasi ajo ngriti zërin për sigurinë në set,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, theksohet se aktorja është e vendosur të dëshmojë në gjyq dhe të ekspozojë atë që e cilëson si një formë të rrezikshme të sulmeve të koordinuara online.

Gjyqi mes palëve pritet të nisë më 18 maj.

The post Bien akuzat për ngacmim seksual ndaj Justin Baldoni appeared first on Lapsi.al.