Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 10-vjeçar ka kallëzuar një 17-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë.

I mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tirana, për të bërë verifikimin e plotë të pretendimeve dhe për të dokumentuar çdo element të mundshëm që lidhet me rastin.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të miturit e përfshirë janë pjesë e komunitetit rom.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht këtë rast të rëndë.
gijotina.com/

 

The post Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit appeared first on GIJOTINA.