Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora Muzhaqi.

Hoti ka shkuar pranë ulëses së Muzhaqit dhe ka tentuar që t’i marrë kartën e deputetes.

“Po çfarë bën? si mund të marrësh kartën e koleges”, i është drejtuar Muzhaqi.

Më pas ka ndërhyrë edhe Balla për ta ndaluar, ndërsa Hoti i është drejtuar këtij të fundit: Çfarë të dukem unë ty? Shoqja jote?”

Nderkaq, Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.

Pas debateve të ashpra ku Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Flamur Nokës dhe bllokimit të foltores nga deputetët e PD, seanca u ndërpre.

Gjatë momentit kur u ndërpre seanca, Flamur Noka i rrethuar nga deputetët e tjerë është afruar tek Balla dhe ka goditur me një shishe uji.

gijotina.com/

The post Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… appeared first on GIJOTINA.