Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë –

Klevis Qose është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Qose e ka mbajtur këtë detyrë për rreth dy vite.

Klevis Qose më herët ka mbajtur prej disa muajsh detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Po ashtu, ai ka qenë edhe drejtor i SHKB së burgjeve.

Ne vend te tij, Adriatik Kupi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ai ka qenë drejtor i Tensionit të Lartë. Emri i tij u përfol si kandidaturë për drejtimin e IKMT-së, por në fund atij i është besuar drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

gijotina.com/