EMRI/ Tjetër viktimë në Elbasan! 65-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qira prej disa vitesh në lagjen Partizani në qytetit të Elbasanit.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës të njoftuar nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte pasi nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit.

I ndjeri sipas tyre është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do t’i nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore

The post EMRI/ Tjetër viktimë në Elbasan! 65-vjeçari gjendet i vdekur në banesë appeared first on GIJOTINA.