Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën –

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se ka probleme shëndetësore.

Ai ndodhet në burg prej 4 korrikut 2024 kur u arrestua me urdhër të SPAK për dosjen e abuzimeve me fondet e BE në SASPAC.

Po ashtu, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po heq dorë nga insistimi për zbutje të masës së sigurisë.

Mësohet se ish-ministri ka ofruar garanci pasurore 2 mln lekë, ndërsa Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të tij.

SPAK ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.