Një boksier profesionist kenian, Jacob Okoyo, ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje zyrtare kundër Julius Okuruchi të shtunën e kaluar në vendin e tij, në Mumias Cultural Centre në qarkun Kakamega. Këtë e ka konfirmuar për mediat komisioni kenian i boksit profesionist (Kpbc), sipas të cilit përpjekjet për ta ringjallur boksierin në ring nuk patën sukses.
Sipas komisionit, protokollet e emergjencës u aktivizuan menjëherë: mjekët pranë ringut i dhanë oksigjen dhe kryen reanimim kardiopulmonar para se boksieri të transportohej me urgjencë në spital. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të kota.
I wish to condole with the family of Jacob Oyoko who was killed in the boxing ring by one Julius Okuruchi.
The death of Jacob would have been prevented had the Kenya Professional Boxing Commission (KPBC) chaired by Reuben Ndolo and the promoters of the tournament payed… pic.twitter.com/EP7vzUUXUD
— Robert ALAI, HSC (@RobertAlai) March 30, 2026
Nis hetimi mbi sigurinë
Komisioni ka siguruar se ka hapur një hetim dhe ka ngritur një komitet të pavarur rishikimi, të përbërë nga ekspertë të jashtëm mjekësorë, profesionistë ligjorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të boksit, të cilët do të punojnë ngushtë me agjencitë e sigurisë për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në vdekjen e tij.
Blogeri dhe politikani kenian Robert Alai, në profilin e tij në X, ka akuzuar federatën kombëtare të boksit. “Jacob Oyoko u vra – ka shkruar Alai, duke komentuar videon e ndeshjes që u bë virale -, vdekja e Jacob mund të ishte shmangur nëse federata e boksit e Kenias dhe promotorët e turneut do t’i kishin kushtuar vëmendje sigurisë dhe nevojave të boksierëve”.
The post Dramë në ring në Kenia, humb jetën boksieri Jacob Okoyo: përplasje për sigurinë appeared first on Lapsi.al.