Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve teksa do të përballet të martën kundër Ukrainës në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zbarkuar paraditen e sotme në kompleksin e Legias së Varshavës, aty ku ka kryer seancën e parë stërvitore të programuar.

Dje, kuqezinjtë tanë u eleminuan nga Polonia në një sfidë që dhuroi emocione të shumta, por edhe fati ishte kundër nesh.

Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.

The post Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit appeared first on GIJOTINA.