Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

Policia e Beratit bën me dije se ka arrestuar një 39-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase të mitur, 15 vjeçe.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.”- njofton policia.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Beratit.

 

The post Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat appeared first on GIJOTINA.