Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin –

Kosova ka arritur një fitore të madhe në Bratislavë përballë Sllovakisë në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-4.

Takimi i luajtur në kryeqytetin sllovak nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 6’ me anë të Valjent.

Ishte Hoxha që me një gol mjaft të bukur shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje solli golin e dytë të sllovakëve.

Pjesa e dytë foli vetëm për Dardanët, të cilët në minutën e 47’ rikthyen baraspeshën me Fisnik Asllanin.

Ishte Muslija në të 60’ që me një goditje perfektë nga encja tundi rrjetën e vendasve, ndërsa Hajrizi përfitoi në minutën e 72’ për të shënuar dhe golin e katërt dhe të fitores.

Po ashtu në minutat shtesë shënoi edhe Strelec për vendasit, që shërbeu vetëm për statistikë.

Kështu Kosova vazhdon ëndrrën e saj për në Botëror, ndërsa në finalen e madhe të play off-it do të presë Turqinë në Prishtinë.

Rezultati:

Sllovaki 3-4 Kosovë

Valjent 6′, Harsalin 45′, Strelec 90+2′ / Hoxha 21′, F. Asllani 47′, Muslija 60′

90+2′ Gol Sllovakia 3-4/ Strelec shënon gol për vendasit. (Video)

72′ GOOOL KOSOVA 2-4/ Hajdari godet dhe ndalet nga portieri, ndërsa në topin e kthyer, Hajrizi tund rrjetën. (Video)

60′ GOOOL KOSOVA 2-3/ Muslija godet nga encja dhe e çon topin në rrjetë. (Video)

47′ GOOOL KOSOVA 2-2/ Vojvoda hedh një krosim drejt zonës dhe Asllani me kokë tund rrjetën e vendasve. (Video)

45′ Gol Sllovakia 2-1/ Harsalin hedh një krosim në zonë, por topi nuk devijohet nga askush dhe shkon në rrjetë. (Video)

21′ GOOOL KOSOVA 1-1/ Hoxha godet me të djathtën jashtë zonës dhe tund rrjetën e vendasve duke rikthyer baraspeshën. (Video)

6′ Gol Sllovakia 1-0/ Valjent godet me kokë dhe tund rrjetën e Muriç. (Video)

gijotina.com/