FOTO/ Drejt ëndrrës për Botërorin 2026, kombëtarja shqiptare mbërrin në Varshavë

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë mbërritur në Varshavë, teksa më pas i janë drejtuar hotelit ku do të qendrojnë të grumbulluar.

Në orën 17:15 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “PGE Narodowy ”, teksa stërvitja do të zhvillohet në orën 18:00.

Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë janë shitur. Njoftimi u dha nga Federata Shqiptare e Futbollit, që konfirmoi se sektori i mbështetësve kuqezi do të jetë plotësisht i mbushur për ndeshjen “play-off” të Botërorit 2026, Poloni-Shqipëri.

Në total, më 26 mars në kryeqytetin polak do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë tifozë. Kjo është edhe kuota sipas rregullores, ku tifozëve të skuadrës udhëtuese i vendoset në dispozicion 5% e kapacitetit të stadiumit.

FSHF u ka bërë gjithashtu thirrje tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium të respektojnë dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga autoritetet dhe Federata Polake. Ndeshja e kësaj të enjteje në orën 20:45 në Poloni është historikë për Shqipërinë, që do të provojë kualifikimin e parë në Kupën e Botës.

 

 

The post FOTO/ Drejt ëndrrës për Botërorin 2026, kombëtarja shqiptare mbërrin në Varshavë appeared first on GIJOTINA.