Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.

Hamit Kosta ka qenë deputet i legjislaturës 2005-2009. Ai ishte pjesë e grupit të deputetëve të përjashtuar nga PS-ja, pasi votuan për zgjedhjen e Bamir Topit president.

Për këtë arsye, Kosta u largua nga PS-ja dhe iu bashkua asokohe PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, që ishte pjesë e koalicionit të qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Më parë, Kosta ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

The post Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta appeared first on GIJOTINA.