Berisha dhe protestuesit tentojnë tek Policia e Tiranës, priten me gardh metalik, i drejtohen ish-Bllokut –

Protestuesit, mes të cilëve është dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i është drejtuar policisë së Tiranës.

Ndërkohë, turma e protestuesve ndiqet nga një autobot me ujë, dhe disa efektivë policie. Para Policisë së Tiranës, është vendosur një gardh metalik, për t’iu paraprirë çdo situate.

Ndërkohë që protestuesit iu drejtuan ish-Bllokut.

Fillimisht molotovët janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas drejt Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë edhe policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Në pamjet duket se një automjet i policisë është përfshirë nga flakët si shkak i molotovit.

gijotina.com/