Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe…

PD do të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e radhës në Tiranë, duke vijuar aksionin opozitar kundër qeverisë.

Në fokus të tubimit janë kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protesta e kësaj të diele përkon me festën e Sulltan Novruzi, ndërsa demokratët i kanë dhënë edhe një simbolikë historike, duke e lidhur me 22 marsin e vitit 1992, datë që shënon fitoren e tyre në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit.

Një ditë më parë, kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si kryengritjen më të madhe paqësore të opozitës.

gijotina.com/

The post Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe… appeared first on GIJOTINA.