Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti arashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në male.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore, pjesërisht në qendër dhe jugperëndim të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

gijotina.com/

The post Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit appeared first on GIJOTINA.