Berisha: Do legalizojmë Bitcoin, do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi online me diasporën shqiptare, ka shpalosur qëndrimin e tij mbi përdorimin dhe rregullimin e Bitcoin-it në Shqipëri.

Ai deklaroi se programi i PD-së parashikon formalizimin dhe legalizimin e kësaj monedhe digjitale sipas rregullave më transparente.

Sipas Berishës, aktualisht Bitcoin është në duart e klaneve qeveritare dhe mafioze, të cilat kërkojnë të marrin monopolin e tij. Ai siguroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe se përdorimi i kësaj monedhe do të bëhet në liri të plotë, por me mbikëqyrje të rreptë financiare. Për këtë qëllim, do të krijohet një autoritet i posaçëm për mbikëqyrjen e kriptomonedhave në vend.

“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente. Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.

Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin. Kjo nuk do ndodhë kurrë. Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim“, deklaroi Berisha.

The post Berisha: Do legalizojmë Bitcoin, do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave appeared first on GIJOTINA.