Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do të kërkojë votëbesimin e demokratëve më 23 maj. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin për pengim të integrimit, dhe bëri thirrje për protestën e 22 Marsit.

Sali Berisha konfirmoi në këtë formë se do të kërkojë votëbesimin e demokratëve në referendumin e 23 majit, siç janë cilësuar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.

Ai shoi debatet dhe aludimet e lidhura me synimet e një grupi të ngritur nga PD për ndryshimet në statut, duke bërë të qartë se i ashtuquajturi “neni Basha” nuk duhet të hiqet nga kushtetuta e partisë.

Berisha tha se udhëheqësi duhet të japë dorëheqjen kur humbet në kushte normale, jo në “farsa elektorale”, siç i cilëson ai proceset e fundit zgjedhore në vend.

Kryedemokrati akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në këtë qëndrim, në fokus mbajti raportin IBAR për integrimin, për të cilin ai deklaroi se “Shqipëria mbeti në klasë”.

Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të 22 marsit, duke nisur nga ora 18:00.

gijotina.com/

The post Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” appeared first on GIJOTINA.