LAJM I FUNDIT/ Zjarr në një banesë te “Ali Demi”, humb jetën një person

Policia njoftoi se këtë të enjte rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi” ka rënë zjarr në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç.

Për pasojë i moshuari ka humbur jetën.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Zjarr në një banesë te “Ali Demi”, humb jetën një person appeared first on Lapsi.al.