“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu.

Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’.

Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Parlamenti është rrethuar me gardh metalik për tubimin e Partisë Demokratike.

gijotina.com/

The post “Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia appeared first on GIJOTINA.