Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023, është paraqitur sërish këtë të martë (10 mars) në Gjykatën e Lezhës, në vijim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen. Mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim.

Ndërkohë më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Ngjarja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin ‘Coral’. Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë duke e qëlluar për vdekje.

Sipas prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetas britanikë.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur në 1997 duke shkaktuar bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.

Ardian Nikulaj

 

gijotina.com/

 

The post Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës appeared first on GIJOTINA.