Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet. 36-vjeçari me iniciale M. K., është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 biçikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;

-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;

-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve appeared first on Lapsi.al.