Nën akuzë bashkë me Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në GJKKO.

Kujtojmë se Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt

Më herët, gjykata ka ndryshuar masën për biznesmenin Elman Abule nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash në 9 raste. Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit, ndërsa dy ditë më pas GJKKO me vendim të gjyqtarit Erjon Bani vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij duke e lënë në qeli, me kërkesë të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.

gijotina.com/

 

The post Nën akuzë bashkë me Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO appeared first on GIJOTINA.