S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.

“Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit është vendosur në nëntor 2025. Në 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestim.

Këshilli pasi dëgjoi prokurorët dhe mbrojtësit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe në përfundim kemi këtë qëndrim.

Prokuroria thotë se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale çka e shton sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti.

Në vlerësimin tonë nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit konsiderohet rrethanë e re që të justifikojë arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do përfundonte në paraburgim”, u shpreh Ulsi Manja.

Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja.

“Në lidhje nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike, Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi  i parë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD, kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga sekretari i PD atëherë Gazment Bardhi. Më vonë në 2025 këto dy procedime janë bashkuar në një të vetëm dhe sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet. Koha kur u bënë kallëzimet, koicidon me periudhë parazgjedhore, pastaj fill pas zgjedhjeve kemi një ashpërsim të gjuhës politike në këtë drejtim që e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës këtë proces.

Ne respektojmë qëndrimin e mbrojtjes dhe qëndrimin publik të Ballukut që  e konsiderojmë këtë çështje drejtësie dhe vetëm drejtësie.

Ne jemi ndaluar në vlerësimin tonë sa i takon strikt rëndimit të nevojave të masës së sigurimit dhe nëse përmbushen kushtet ligjore për këtë masë, rrezik i prishjes së provave, ikje apo kryerjes së një vepre më të rëndë. Jemi bazuar në prova”, lexoi Manja.

gijotina.com/

 

The post S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi appeared first on GIJOTINA.