Mbledhja me Ramën për Ballukun, Balla porosit deputetët… –

Deputetët socialistë janë njoftuar prej kryetarit të tyre të grupit Taulant Balla për  një pjesëmarrje të detyrueshme në mbledhjen  neserme me Edi Ramen. .

Pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Parashikohet që dy raportet, ai i opozitës dhe shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes 12 Mars.

Burime nga shumica socialiste nuk e përjashtojnë mundësinë edhe te mbajtjes së një fjale në këtë seancë, nga vetë deputetja Belinda Balluku,  përpara të gjithë deputetëve për të thënë të vërtetën e saj përballë kërkesës së lëshuar më 16 Dhjetor të vitit të shkuar prej prokurorëve të SPAK.

gijotina.com/