Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

Një sulm i ri raketor nga Irani ka goditur Tel Avivin, duke lënë pesë persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi pak pas orës 15:00, kur një nga raketat balistike doli jashtë mbrojtjes ajrore izraelite dhe goditi një parking në juglindje të qytetit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën 10 automjete u shkatërruan plotësisht, ndërsa njësitë speciale të ushtrisë izraelite mbërritën menjëherë në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të analizuar fragmentet e raketës, në mënyrë që të përcaktohet nëse bëhet fjalë për një sistem të ri raketor iranian.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ndërsa vendet e NATO-s kanë nisur masa monitorimi dhe mbrojtjeje për aleatët e tyre në Lindjen e Mesme.

gijotina.com/

The post Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha appeared first on GIJOTINA.