Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Kreu i “Shqipëria Bashkë”, Adriatik Lapaj në protestën e sotme vendosi përpara Kryeministrisë çadër.

Ndërkohë policia ka shkuar dhe ka hequr karriget dhe çadrën e vendosur. Edhe pse qytetarët aty kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke mos lejuar heqjen e çadrës.

“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen…Cdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha ai.

gijotina.com/

The post Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para appeared first on GIJOTINA.