Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Ahmetaj është marrë zyrtarisht i pandehur për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.
Ndërkohë akuzë zyrtare u ka komunikuar edhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka.
Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin e inceneratorit të Elbasanit.
Kujtojmë që Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.
The post SPAK merr Ahmetajn të pandehur për inceneratorin e Elbasanit appeared first on Lapsi.al.