Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale është arrestuar sot në qytetin e Durrësit.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë i riu Kristjan Lica, 34 vjeç, i cili akuzohet për sigurimin e sasive të lëndeve plasëse të përdorura në ngjarje kriminale.

Sipas raportimeve, Lica ka siguruar eksploziv për një grup kriminal për kryerjen e një sulmi, ngjarje që sipas policisë është nën hetim e sipër nga autoritetet.

Ndaj Licës ishte caktuar edhe masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.

Nuk jepen detaje për shënjestrën e atentatit ku do bënte pjesë edhe Lica apo për autorët e tjerë dhe motivet.

 

The post Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) appeared first on GIJOTINA.