Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
The post Parashikimi i motit për këtë të mërkurë appeared first on Lapsi.al.