Tentoi të korruptonte policin që mos të merrte gjobë, nis hetimi për 61-vjeçarin

Një 61-vjeçar banues në Vlorë do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit të policisë ai tentoi të korruptonte me 1 500 lekë punonjësit e Rrugores së Durrësit për të mos marrë gjobë.

61-vjeçari u konstatua nga efektivët në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.

Sipas statistikave deri më tani 10 drejtues të automjeteve janë arrestuar/hetuar, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, një automjeti që u konstatua në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 1 500 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të korruptonte policin që mos të merrte gjobë, nis hetimi për 61-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.