Boksierja shqiptare nuk njeh rivalë, mposht brazilianen dhe fiton medaljen e artë –

Boksierja shqiptare e Kosovës Donjeta Sadiku, është shpallur kampione në edicionin e 77-të të turneut “Strandja 2026”, aktivitet i mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku garoi në kategroinë deri në 60 kilogramë, ndërsa në finale mposhti boksieren brazilane Rebeca De Santos.

Përballja mes tyre ishte shumë e fortë, ndërsa teknika e lartë dhe vendosmëria e Donjeta Sadikut rezultoi përcaktuese në këtë sukses, e përkthyer me medaljen e artë dhe ngritur lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.