Festë në Iran pas vdekjes së Khameneit

Në orët e hershme të mëngjesit u bë e ditur se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë në sulmet amerikane dhe izraelite që nisën më 28 shkurt.

SHBA-ja bëri të ditur se sulmet i nisi pasi arriti në përfundim se Teherani po përgatitej të përdorte arsenalin e tij të raketave kundër forcave amerikane dhe aleatëve, dhe nuk kishte ndërmend të pranonte kufizime për programin e tij bërthamor. Është politikë e kamotshme e SHBA-së që Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.

Irani është kundërpërgjigjur në ditën e nisjes së sulmeve, duke synuar bazat ushtarake amerikane në vendet e rajonit, duke raketat dhe dronët e tij janë rrëzuar. Qëndroni me ne për t’u informuar në kohë reale për gjithçka që ndodh gjatë orëve në vijim./REL

The post Festë në Iran pas vdekjes së Khameneit appeared first on Lapsi.al.