“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës

Tensione në protestën e opozitës. Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë  e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Edhe kreu i PD Sali Berisha shihet se ka vendosur maskë pas gazit të hedhur.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur dhe kanë nisur konfrontimin.

Në këtë moment policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotjsellës duke synuar shpërndarjen e qytetarëve.

Protestuesit kanë mbërritur tashmë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

“Ka edhe elementë të tillë. Janë shpërthime të revoltës. Aty është një nga kryebanditët, që quhet Ilir Proda ndaj shkon revolta që t’i thotë je mercenar i Ramës. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi”, kështu ka deklaruar kreu i PD Sali Berisha pak më parë, në fjalën e tij të parë që nga nisja e protestës.
gijotina.com/

The post “Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës appeared first on GIJOTINA.