76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në aksin Lushnje-Plug

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Plug.

Raportohet se shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip Benz, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I vetëm në makinë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe përfunduar 400 metra brenda tokave bujqësore.

Ndërkohë policia po vijon hetimet.

The post 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në aksin Lushnje-Plug appeared first on GIJOTINA.