Banorët në protestë, bllokokojnë rrugën nacionale Tërpan-Përmet

Banorët e fshatit Tërpan në bashkinë e Poliçanit kanë dalë sot në protestë. Ata kanë bllokokuar rrugën nacionale Tërpan-Përmet për rreth 1-orë. Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre se ndërtimi i rrugës nacionale Tërpan-Ballaban-Përmet u ka bllokuar rrugën hyrëse të fshatit.

Sipas tyre, rruga është ngushtuar dhe ata nuk po hyjnë dot në shtëpi dhe në plantacionet me ullinj. Ata thonë se janë bllokuar edhe kanalet kulluese duke bërë që ujërat të vërshojnë nëpër fshat.

Banorët bëjnë apel për marrjen e menjëhershme të masave për hapjen e rrugës së fshatit, që të mund të futen lehtësisht me mjete drejt shtëpisë dhe me mjete bujqëore drej tokave me pemtari.

Administratori i Njësisë Administrative Tērpan, Fatmir Çela, ka pohuar se banorët kanë të drejtë, pasi prej disa ditësh punimet e firmës së rrugës kanë bllokuar e ngushtuar rrugën dytësore (ish/ekzistuese) të hyrjes në fshatin Tërpan.

Ai ka deklaruar se ja ka përcjellë shqetësimin e banorëve në bashkinë Poliçan,nga e cila i është konfirmuar se do të ndërhyet në mënyrë të menjëhershme për të zgjidhur problematikën e rrugës hyrëse të fshatit.

Çela ka pohuar se bashkia Poliçan do të ndërhyrë në rrugën e fshatit por problematikat e shkaktuara me gurët e rënë nga punimet e rrugës janë kopetencë e firmës përkatëse të ndërtimit. Një shqetësim tjetër i banorëve është dhe cilësia e rrugës ende pa u shtruar e gjitha asfalti ka pësuar çarje në gjithë gjatësinë e shtruar deri tani, dhe ne një pjesë dhe rrëshqitje.

The post Banorët në protestë, bllokokojnë rrugën nacionale Tërpan-Përmet appeared first on Lapsi.al.