“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri.

Burime nga mbledhja i thanë se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në disa ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

gijotina.com/