Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit, ka dalë në konferencë tekniku i bardhezinjve, Spalleti.

“Ka ndeshje që nuk luhen, por janë të qeta. Duhet të krijojmë një kontekst dhe pjesëmarrjen e një mjedisi të tërë; kemi nevojë për zemrën e tifozëve tanë. Me tifozët pas nesh, jemi më të fortë. E dimë që kjo është një kohë delikate dhe e vështirë, dhe u kërkojmë tifozëve të na qëndrojnë pranë. Siç thonë ata, do të luftojmë ‘deri në fund’ të ndeshjes.

Jemi rivendosur sa më mirë që mundëm, dita e pushimit ka qenë e dobishme. Do të përballemi me vështirësitë e kësaj ndeshjeje dhe pastaj do të mendojmë për të ardhmen. Por vetëm pas kësaj ndeshjeje dhe këtij rezultati.”.

Në konferencën për shtyp u shfaq edhe lojtari i bardhezinjve, Lloyd Kelly.

‘Fakti që do luajmë përballë tifozëve tanë në jep shumë besim e bindje -e dimë se në çfarë pozicioni jemi në këtë moment, e dimë që kemi një detyrë shumë të vështirë, por duhet të jemi gati për një ndeshje të tillë-këtë javë kemi punuar shumë, provuam disa situata. Duhet të hyjmë në ndeshje që në fillim fare. Ajo që dua të bëj unë është të mbaj një nivel të lartë. I dimë vështirësitë, por duhet të jemi gati’.

gijotina.com/

The post Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën appeared first on GIJOTINA.