PAMJET/ Si ndodhi αtentαti ndaj familjes së autorit të vrαsjes së boksierit shqiptar

Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja nga atentati me αrmë që ndodhi përpara gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë. Dy persona që lëviznin me një makinë hapën zjαrr duke lënë dy të plαgosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se të lënduarit janë vëllai dhe babai i autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit 38-vjeçar me origjinë shqiptare Besar Nimani, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar në këtë qytet.

Ngjarja e kësaj të mërkure ndodhi pikërisht kur në gjykatë sapo kishte përfunduar një seancë ndaj autorit të dyshuar i vrasjes, Hüseyin Akkurt, 38 vjeç me origjinë kurde. Ky u arrestua në Bruksel në korrik të 2024-ës ndërsa një person tjetër është në arrati.

Dëshmitarët okularë raportuan sot se disa njerëz ishin shtrirë në tokë pasi të shtënat rrezikuan edhe jetën e kalimtarëve të rastit. Sipas BILD, vëllai i të pandehurit ka marrë një plagë në këmbë. Siç duket edhe në videon poshtë autorët vijonin të qëllonin edhe pse ai kishte nisur të çalonte.

Im Gerichtsgebäude am Niederwall in #Bielefeld wurde der Mordprozess um den getöteten Boxer Besar Nimani fortgesetzt. Es gibt mindestens zwei Verletzte bei einer #Schießerei direkt vor dem #Landgericht.#remigration#grenzendicht#deutschlandabernormal@DeutscherSchfe3

pic.twitter.com/7LCE8KDg5f

— Heimat erhalten! (@Heimat_erhalten) February 26, 2025

Ndërsa babai është në gjendje kritike pasi thuhet se ka marrë një plumb në mushkëri. Disa media raportojnë se i lënduar ka mbetur edhe një person i tretë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë ndërsa e gjithë zona është rrethuar. Sipas të njëjtave burime, njëri nga autorët është arrestuar tashmë ndërsa tjetri dyshohet se gjendet në një ndërtesë pranë gjykatës.

Një helikopter policie është parë të qarkullojë mbi zonë. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e alarmit duke evakuuar edhe një shkollë që gjendet në zonë. Hüseyin Akkurt akuzohet se i zuri pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Dawoud Kirit, 33 vjeç, më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld.

Kur ish-kampioni kishte parkuar makinën e tij BMW X5 në një zonë këmbësorësh dhe po shkonte në një kafene, thuhet se u qëllua të paktën 16 herë ndaj tij. Sipas BILD, motivi i mundshëm i ngjarjes është një larje hesapesh për aktivitete kriminale. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Si ndodhi αtentαti ndaj familjes së autorit të vrαsjes së boksierit shqiptar appeared first on Lapsi.al.