Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht lëvizja Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat të veçantë për postin e Presidentit të vendit.
Megjithatë, shefi i ekzekutivit theksoi se do të bëhen përpjekje maksimale për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Një ditë më herët, Kurti zhvilloi takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky i fundit deklaroi se partia e tij nuk do të bëhet pengesë e proceseve shtetërore, por nuk do të mbështesë kandidatura që, sipas tij, nuk përfaqësojnë unitetin qytetar.
Hamza kërkoi reflektim nga ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar një kandidat me mbështetje sa më të gjerë politike.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani.
gijotina.com/
The post Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje appeared first on GIJOTINA.