Nga Ornela Çuçi
Përfundimisht jemi popull me fat. Pa asnjë diskutim.
Rrugët kanë filluar të shemben një e nga një.
Mirë që i kemi si sytë që t’u plasin atyre që i ndërtuan dhe neve që s’bëjm’ za kurrë.
Mirë që nuk bëmë dot një korridor normal për 30 vjet, që të lidhim të paktën një aks pa hyrë nëpër hinka pas çdo disa kilometrash “autostradë”.
Po të paktën kemi Zotin me vete, se qeveria na ka lënë me kohë.
Zoti e ka dashur që në gjithë këtë dimër, ku rrugët bien herë këtu e herë atje, të mos kemi asnjë viktimë.
Dhe kjo, mesa duket, është strategjia jonë kombëtare e sigurisë.
O Zot, na ndihmo të mos kemi viktima, se në dorën tënde kemi mbetur.
Edhe Trumpin për ndonjë foto e duam, të zinjtë ne,
edhe pse disa na i shesin si Zot.
Në këtë vend nuk na mbron shteti, na mbron fati.
Dhe kur fati të lodhet… Zoti qoftë me ne.