Penallti me VAR e dy shtylla, Maçolli i jep fitoren Teutës e fundos Tiranën

Teuta ka triumfuar ndaj Tiranës me rezultatin 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Superiores, i luajtur në “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë i përkiste më shumë Tiranës, ku Tabeku pati rastin më të mirë për të zhbllokuar ndeshjen. Por në pjesën e dytë, Teuta e trajnerit Enkelejd Dobi dominoi lojën, duke treguar më shumë dëshirë për fitoren.

Skuadra durrsake goditi traversën me Maçollin dhe pati edhe një shtyllë. Si dhe humbi një rast të pastër me Arifin, duke treguar kontroll të plotë në pjesën e dytë. Goli i fitores erdhi në minutën e 87-të. Maçolli shënoi nga penalltia dhe vendosi ndeshjen.

Me këtë rezultat, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të tabelës, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Ndërkohë, Teuta ndodhet vetëm 3 pikë larg Dinamos, skuadrës që mban vendin e katërt.

The post Penallti me VAR e dy shtylla, Maçolli i jep fitoren Teutës e fundos Tiranën appeared first on Lapsi.al.