Janë publikuar pamjet e një prej protestuesve që sipas Partisë Demokratike është dhunuar rëndë nga policia e shtetit të premten.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, policia ka refuzuar që ta dërgojë në spital protestuesin e dhunuar.
Kjo sipas Bardhit bëhet nga policia që të fshihen provat kundër saj. Ai shtoi se prania e deputetëve të PD-së dhe kërkesa e tyre e vazhdueshme ka bërë që policia të thërrasë autoambulancën dhe të dërgojë të dhunuarin në spital.
I lënduari është vizituar në spital edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha. Ai tha se i riu është goditur me këpucë në kokë nga uniformat e policisë.
Në komisariatet e Tiranës janë të shoqëruar mbi 40 qytetarë që kishin marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës, një pjesë e të cilëve kanë qenë të mitur. /LAPSI.al
The post PAMJET/ PD: I riu u dhunua barbarisht nga policia, nuk e çonin në spital appeared first on Lapsi.al.